Lajme

“Presioni ndaj Serbisë për ta njohur Kosovën është në rritje”, thotë bashkëpartiaku i Vuçiç


Kryetari i Novi-Sadit dhe nënkryetari i Partisë Përparimtare Serbe (SNS), Millosh Vukçeviç

Kryetari i Novi-Sadit dhe nënkryetari i Partisë Përparimtare Serbe (SNS), Millosh Vukçeviç, ka thënë se Serbia gjendet përballë dy kërkesave: vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe rritjes së presionit për njohjen e Kosovës.

“Në njërën anë, na kërkohet që të jemi pjesë e botës dhe t’i vendosim sanksione Rusisë, dhe në anën tjetër, presioni mbi Serbinë për ta njohur Kosovën po shkon e po rritet”, ka thënë ai për Pink TV.

Njohja e Kosovës, thotë ai, është duke u rritur “në mënyrë që të mos bëhemi si Qipro, me kufij të padefinuar”. Një gjë e tillë dhe domosdoshmëria e saj “lidhet me rrugën evropiane të Serbisë”, tha ai.

“Këto janë bisedime brutale që po bën Vuçiç. Atij mbase po i paraqiten pasojat negative nëse Serbia nuk i bashkohet sanksioneve. Është interesante që po kërkohen sanksionet së bashku me njohjen e Kosovës”, tha më tej ai.

Kryetari i Novi-Sadit dhe nënkryetari i Partisë Përparimtare Serbe (SNS), Millosh Vukçeviç

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore