Shqipëria

Presim një lajm të mirë sa i takon energjisë dhe burimeve të tjera, thotë Rama


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se autoritetet po presin me padurim një lajm të mirë në fillim të vitit tjetër nga kompania holandeze Shell.

Lajmi u bë i ditur gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun holandez Mark Rutte.

“Me shpresë, presim me padurim një lajm të mirë në fillim të vitit tjetër falë eksplorimit të thellë që po bën kompania Shell në vendin tonë. Nëqoftëse ndodh kështu atëherë do të festojmë jo vetëm ne por i gjithë rajoni në këto kohë të vështira për energjinë dhe burimet e reja”, nënvizoi kreu i qeverisë.

Sipas Ramës, nga ky raport dypalësh shohim më shumë prej Holandës në vendin tonë.

“Shpreh mirënjohjen e thellë për qeverinë holandeze, për kombinimin e qëndrimit të tyre të rreptë, për mbështetjen e tyre reale në terren i cili ka bërë ndryshim në çuarjen përpara të Reformës në Drejtësi”, theksoi fillimisht kryeministri shqiptar.

Nuk munguan as batutat nga ana e Ramës, duke shprehur para Rutte-s se “mund ta duash Bashkimin Evropian, por do të jetë një dashuri e ashpër”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore