Lajme

Presidentja Osmani pritet me nderime ushtarake në Kanada


Presidentja Osmani pritet me nderime ushtarake nga Forcat e Armatosura të Kanadasë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake nga Forcat e Armatosura të Kanadasë.

Ajo ka dekoruar ushtrinë kanadeze me Medaljen Presidenciale Ushtarake për kontributin e tyre në kuadër të forcave të Aleancës Veri-Atlantike (NATO), gjatë intervenimit në Kosovë më 1999, por edhe për shërbimin e tyre në mbi dy dekada në Kosovë.

Në takim me Ministren e Mbrojtjes së Kanadasë, Anita Anand, Osmani ka theksuar nevojën për bashkëpunim në fushën e sigurisë, sidomos në zhvillimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), e cila sipas saj po shndërrohet me hapa të sigurt në ushtri moderne, falë koordinimit me partnerët strategjik.

Ajo tutje ka thekuar nevojën e bashkëpunimit mes dy vendeve edhe në kuadër të programit mbrojtjes: MTCP- Programi i Bashkëpunimit në Stërvitje Ushtarake.

Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Kanadasë, Osmani i ka vlerësuar shumë të mira dhe të rëndësishme në planin ndërkombëtar e strategjik thuhet në njoftimin e zyrës së informimit dhe komunikimit me media të presidencës.

Omani ka thënë se Kosova ka nevojë për mbështetjen e Kanadasë veçanërisht në anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

“Krahas ushtrive të kombeve të tjera, ushtarët kanadezë e bën të mundshme lirinë e Kosovës, ndaj populli do t`u jetë përjetë mirënjohës” ka deklaruar Presidentja thuhet në njoftim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore