Lajme

Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Mbretërisë së Arabisë Saudite


Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe ambasadori i ri, jo-rezident i Mbretërisë së Arabisë Saudite, Faisal Ghazi Ismail Hifzi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani të premten e tetë tetorit ka priti në takim ambasadorin e ri, jo-rezident të Mbretërisë së Arabisë Saudite në Republikën e Kosovës, Faisal Ghazi Ismail Hifzi, me rastin e dorëzimit të letrave kredenciale.

Osmani e ka uruar ambasadorin e ri për detyrën, atë e ka siguruar se do të ketë mbështetje në përmbushjen me sukses të misionit të tij në Republikën e Kosovës.

Ajo ka falënderuar diplomatin e ri arab për mbështetjen e vazhdueshme nga Mbretëria e Arabisë Saudite për Kosovën në fushën e diplomacisë dhe atë zhvillimore.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani duke pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri, jo-rezident i Mbretërisë së Arabisë Saudite, Faisal Ghazi Ismail Hifzi

Në njoftim të presidencës thuhet se presidentja Osmani ka shprehur besimin se do të rritet bashkëpunimi bilateral me Kosovës dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Bashkëpunimi bilateral mes dy vendeve do të forcoj edhe më tej marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Arabisë Saudite, sidomos në fushën ekonomike e tregtare.

Mbretëria e Arabisë Saudite ka njohur pavarësinë e Kosovës më 20 prill të vitit 2009.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore