Lajme

Presidenti palestinez Abbas i nënshtrohet një ‘trajtimi mjekësor’ në Gjermani


Sipas mediave franceze, presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, të hënë e 5 prillit, i është drejtuar një spitali në Gjermani për t’iu nënshtruar një “trajtimi mjekësor”.

Zyrtarë të afërt me Abbas-in, raportuan se ky trajtim është “rutinë”.

Udhëheqësi 85-vjeçar ka marrë trajtime në Gjermani që më përpara. I fundit ishte gjatë një vizite zyrtare në gusht të vitit 2019.

Çfarë dimë deri më tani

Mediat palestineze raportuan se Abbas udhëtoi nga Ramallah me një helikopter.

Gjatë udhëtimit të tij, Abbas do të takohet gjithashtu me kancelaren gjermane Angela Merkel në Berlin.

Qeveria gjermane nuk ka konfirmuar ende nëse do të bëhet një takim.

Pas trajtimit të tij, ai do të kthehet të enjten, në Palestinë.

Akoma nuk ka të dhëna të detajuara se për çfarë po trajtohet Abbas. Ai është një përdorues i rregullt i duhanit dhe në vitin 2018 është shtruar në spital për pneumoni.

Muajin që lamë pas ai mori dozën e parë të vaksinës anti-Covid.

Palestinezët do të mbajnë zgjedhjet e para pas disa vitesh

Lajmi vjen pak javë para se palestinezët të vendosen për të votuar për zgjedhjet e para pas 15 vitesh.

Zgjedhjet legjislative janë vendosur të zhvillohen në 22 maj, të pasuara nga zgjedhjet presidenciale në 31 korrik.

Mbetet të shihet nëse zgjedhjet do të zhvillohen siç është planifikuar, për shkak të mosmarrëveshjeve me Hamasin dhe ndarjeve brenda partisë së vetë Fatahut të Abbasit.

Abbas u zgjodh si kreu i Autoritetit Palestinez në zgjedhjet e fundit në 2005. Është e paqartë nëse ai do të kandidojë përsëri

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore