Shqipëria

Presidenti Meta ngushëllon popullin izraelit për tragjedinë e Lag B’Omer


Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet e tij në profilin Facebook. Deklarata erdhi mbrëmjen e të premtes së 30 prillit dhe i drejtohet popullit izraelit.

Pas mesnatës së 30 prillit të paktën 44 njerëz mbetën të vrarë gjatë festivalit fetar Lag B’Omer, rrëzë malit Meron, në veri-lindje të Izraelit.

Presidenti Meta shkroi se kjo ngjarje tragjike sjell trishtim dhe hidhërim të madh. Ai ndalet teksa ngushëllon familjet dhe të afërmit e viktimave.

Në emër të popullit shqiptar ai shprehet se lutjet tona i bashkangjiten popullit mik izraelit. Duke uruar shërim të shpejtë dhe të plotë ai e mbylli deklaratën e tij kushtuar të plagosurve nga festivali Lag B’Omer.

Më poshtë deklarata e tij e plotë:

“Trishtim dhe hidhërim i madh për tragjedinë e rëndë, që ndodhi gjatë festivalit Lag B’Omer në Mount Meron, në Izrael.

Ngushëllimet më të ndjera për familjet dhe të afërmit e viktimave.

Bashkë me lutjet tona i gjendemi pranë popullit mik izraelit dhe urojmë shërim të shpejtë dhe të plotë të të plagosurve”.

Ndërtimi i ngjarjes 

Shërbimi kombëtar i emergjencave Magen David Adom (MDA) tha se të paktën 44 njerëz mbetën të vrarë, 150 janë të plagosurit, duke përfshirë 38 persona që janë në gjendje kritike akoma në terren.

Autoritet njoftuan se gjashtë persona të tjerë, që ishin në gjendje të rëndë janë evakuuar.

Raportet e hershme deklaruan se një strukturë në vend ishte shembur, por zyrtarët e MDA-së më vonë thanë se ishte rezultat i shkeljeve të njerëzve pasi përpiqeshin të largoheshin nga vendngjarja.

Burime policore i thanë agjencisë së lajmeve Haaretz se ajo filloi pasi disa të pranishëm rrëshqitën në disa shkallë, duke bërë që të bien dhjetëra të tjerë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore