Ekonomi

Presidenti Meta komenton raportin e ‘Heritage’ për lirinë ekonomike


Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka komentuar raportin e fondacionit prestigjioz “Heritage” për lirinë ekonomike në Shqipëri për 2021.

Meta shkroi në Facebook se Shqipëria, krahasuar me një vit më parë, ka rënë nëntë vende më poshtë në renditje.

Sipas Metës, “kjo rrëshqitje e frikshme në pikiadë e lirisë ekonomike, është pasojë e drejtpërdrejtë e cenimit brutal të të drejtave të pronësisë dhe mosfunksionimit të sistemit gjyqësor”.

Meta sqaron se raporti negativ konfirmon qëndrimet e vazhdueshme publike, që i ka shprehur edhe me dekrete, në mbrojtje të konkurrencës së lirë.

Referendumi i 25 prillit është një mundësi historike për të nxjerrë nga “intubimi” edhe lirinë ekonomike, krahas të gjitha lirive të tjera.

Sipas raportit të “Heritage”-s, në 2020-s liria ekonomike e Shqipërisë arriti një pikë të lartë, por një vit më pas ka pësuar.

Kjo ka penguar progresin në arritjen e mesatares evropiane.

Sidoqoftë, shkruhet në dokument, qeveria ka arritur të mbajë kontrollin e deficitit buxhetor dhe borxhit publik.

“Për të përparuar kandidaturën e saj për pranimin në BE, Shqipëria duhet të forcojë institucionet e shtetit të së drejtës dhe të përmirësojë rezultatet e saj për të drejtat e pronës, efektivitetin gjyqësor dhe integritetin e qeverisë”, sugjeron raporti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore