Lajme

Presidenti malazez për qeverinë – “Kemi qeveri keqdashëse dhe të huaj”


Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç

“Asnjëherë në historinë e re të Malit të Zi nuk ka pasur kaq pak respekt për Kushtetutën, nuk ka pasur kurrë një mosrespektim të tillë të ligjit dhe më pak transparencë në punën e institucioneve shtetërore”,

Kështu u shpreh Presidenti i Malit të Zi, njëherit kryetari Partisë Demokratike të Socialistëve, Milo Gjukanoviç, në kuvendin e partisë para zgjedhjeve lokale në Petnjicë.

“Sa i përket shëndetësisë kemi marrë rezultate katastrofike, kemi papunësi rekord dhe vetëm në periudhën janar-gusht të këtij viti janë humbur 30 mijë vende pune në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”.

“Karakterin e Malit të Zi, demokracinë multietnike dhe rrugën evropiane të vendit tonë, më së miri e dëshmon edhe raporti i Komisionit Evropian”, tha Gjukanoviq.

Ai tha se “kemi përvojë me një qeveri të panjohur dhe keqdashëse”, e cila “nuk është e përkushtuar ndaj interesave shtetërore malazeze”.

“Qeveria ka treguar se gjatë vitit të kaluar, ajo u shërbeu interesave të vetëm një komuniteti fetar dhe interesave të dy shteteve të tjera, dhe jo interesave të shtetit që ai kryeson”, tha Gjukanoviç.

Ai përfundoi duke u shprehur se “nacionalizmi po tërbohet sërish në lagjen ton”, dhe se prandaj “është e rëndësishme që ne të kemi një front të fortë rezistence dhe se ky front i rezistencës përbëhet nga një parti e fuqishme siç është DPS”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore