Lajme

Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi: Vizita në Moskë, “pikë kthese” për lidhjet me Rusinë


Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, para vizitës së tij në Moskë, u shpreh se takimi me homologun e tij rus, Vladimir Putin, “mund të shënojë një pikë kthese në marrëdhëniet politike, ekonomike dhe tregtare midis dy vendeve”.

“Ky udhëtim kryhet me ftesë të presidenti rus, Putin. Gjatë kësaj vizite do të bëhen përpjekje për të promovuar politikën e fqinjësisë së mirë në rajon”,  shpjegoi Raisi.

Ndër të tjera, ai tha se “ne kemi interesa të përbashkëta me Rusinë dhe sigurisht që mund të krijojnë siguri dhe të luftojnë unilateralizmin në rajon”.

Në vijim, presidenti iranian u shpreh se niveli aktual i marrëdhënieve nuk ka qenë i kënaqshëm, as me Iranin, as me Rusinë, ndaj të dy dëshirojnë ta shfrytëzojnë këtë vizitë për të bërë përmirësime.

“Iranin dhe Rusinë si kombe të forta, të pavarura dhe me ndikim në rajon mund të rrisin sigurinë dhe tregtinë e tyre përmes mbajtjes së dialogut të ngushtë”, ka përfunduar ai.

Sipas presidentit, çështjet politike, ekonomike, të energjisë, tregtisë dhe hapësirës do të jenë ndër temat e diskutuara në Moskë.

Të dy vendet kanë punuar për nënshkrimin e një marrëveshjeje të re dhe të përmirësuar të bashkëpunimit afatgjatë dypalësh, por që nuk pritet të finalizohet gjatë vizitës së Raisit.

Marrëveshja e tyre e mëparshme 20-vjeçare përfundoi vitin e kaluar dhe ndërsa ajo mund të rinovohej automatikisht për pesë vjet të tjera, të dyja palët ranë dakord se kishte nevojë për përmirësime.

Presidenti i SHBA, Joe Biden, premtoi të ringjallë marrëveshjen historike të 2015-ës që vendosi një kufi në programin bërthamor të Teheranit në vend të lehtësimit të sanksioneve.

“Stërvitje trepalëshe, të planifikuara me Kinën dhe Iranin”

Pjesë e delegacionit të Raisi-t për në Moskë do të jenë: ministri i Jashtëm, Hossein Amirabdollahian, ministri i Ekonomisë, Ehsan Khandoozi, dhe ministri i Naftës, Javad Oëji.

Kjo do të jetë vizita e parë e një presidenti iranian në Rusi që nga viti 2017.

Raisi do t’i drejtohet dhomës së ulët të Parlamentit të Rusisë, Duma, të enjten e 20 janarit.

Në agjendën e tij është parashikuar gjithashtu një takim me një numër iranianësh që jetojnë në Rusi, ku do të mbajë një seancë me biznesmenë rusë.

Analisti gjeopolitik, Samuel Ramani, tha se përmirësimi i bashkëpunimit ekonomik do të jetë një përparësi kryesore e udhëtimit.

Ai ka shtuar se Rusia gjithashtu do ta përdorë udhëtimin për të lehtësuar kthimin në marrëveshjen bërthamore të Iranit.

“Bashkëpunimi për çështjet e sigurisë rajonale do të shfaqet gjithashtu, pasi Moska thekson planin e saj të sigurisë së Gjirit dhe stërvitjet e planifikuara trepalëshe me Kinën dhe Iranin”, tha ai.

Marrë nga Al Jazeera, përshtatur për Albanian Post!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore