Lajme

Presidenti gjerman viziton Maqedoninë Veriore


Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Shtajnmajer, këtë marte dhe të mërkure do të jetë qëndroj për vizitë zyrtare në Maqedoninë Veriore, raportojnë mediat maqedonase.

Sipas agjendës është paraparë që presidenti gjerman të mbajë fjalim para deputetëve.

Po ashtu do të takohet me të rinjtë në Qendrën Presidenciale për Edukim Politik dhe do të bisedojë me grupin e xhirimit të filmit “Medena zemja” dhe të vizitojë parkun e erës në Bogdanci.

Ndërkohë që pasdite do ta takoj kryeministrin Dimitar Kovaçevski.

Ndryshe, kjo është vizita e parë e presidentit gjerman Shtajnmajer në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ndërkohë që pas RMV-së, do të qëndroj për vizitë zyrtare dhe në Shqipëri.

Një ditë më parë, Steinmeier gjatë një interviste për DW ka theksuar se pas marrëveshjes së Kosovës dhe Serbisë në Bruksel për çështjen e targave, “është parë se sa e rëndësishme është Bashkimi Evropian në rajon”.

“Zgjidhja e konfliktit ndoshta ka treguar edhe një herë se sa e rëndësishme është Evropa, sa i rëndësishëm është Bashkimi Evropian në rajon. Nëse nuk do të ishte kjo dëshirë ndaj Evropës, atëherë në thelb Evropa nuk do të kishte fuqi negociuese në konflikte të tilla ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, tha Steinmeier gjatë një interviste për DW.

Presidenti gjerman ka theksuar se “Evropa e ka këtë fuqi negociuese”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore