Zgjedhjet në Shqipëri

Premtime dhe dëshmi për Korçën ndryshe


Qarku i Korçës është qarku në të cilin, kohët e fundit, qeveria dhe pushteti lokal ka investuar më së shumti në turizëm.

Nga ana e Partisë Demokratike, problemet e këtij qarku vetëm sa vijnë e rriten.

Qytetarët, mbi të cilët bie pesha kryesore e politikave dhe investimeve për qarkun, janë të ndarë me mendime të ndryshme.

Videoja shfaq një përplasje të “fasadave të opozitës” dhe ndryshimit real kundër qytetarëve.

Qarku dhe bashkitë, ashtu si pothuajse në të gjitha qarqet dhe bashkitë e vendit, udhëhiqen nga Partia Socialiste.

Socialistët udhëheqin edhe me Shqipërinë, në dy mandatet e fundit.

Ekonomia kryesore e këtij qarkut është ajo bujqësore, por vitet e fundit po tentohet të ndryshohet në atë turistike.

Vitet e fundit ky qark ka pasur ulje të nivelit të papunësisë.

Socialistët udhëheqin Shqipërinë, në dy mandatet e fundit.

Përballë tyre, në zgjedhjet e 25 prillit janë koalicioni i Aleancës për Ndryshim (ku bëjnë pjesë PD dhe parti të tjera më të vogla) dhe Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI).

Në këtë qark votojnë rreth 132 mijë persona.

Në zgjedhjet e kaluara PS ka marrë 48 % të votave në krahasim me 32% PD-ja dhe 15%LSI-ja.

Mbetet të shikohet pas datës 25 prill se ku do të shkojë më shumë vota e qytetarëve të këtij qarku.

Ky është një përshkrim i përmbledhur për Korçën qytetare dhe shesh betejë midis forcave politike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore