Futboll

Premier Liga: Rezultati Newcastle – Everton/ndeshjet e rradhës


Newcastle befasoi Everton-in e Carlo Ancelotti, duke i mundur 2-0 dhe duke gjetur kështu fitoren pas më shumë se një muaji. Për Newcastle këto janë pikët e para të 2021-it dhe suksesi i parë pas një serie negative prej 11 ndeshjesh. Goli i parë u shënua në minutën e 72-të nga Wilson, i cili, topin e ardhur nga goditja e këndit prej Shelvey, me një goditje të fortë me kokë nga qendra e zonës e çoi në rrjetë. Për sulmuesin ky është goli i nëntë në kampionat dhe i pari që prej 19 dhjetorit në Premier Ligë.

Goditja me kokë e Callum Wilson kundër Everton

Në minutën 86’, pas një aksioni të mirë kundërsulmi Wilson ishte afër dyfishimit. Por u desh koha shtesë, pikërisht minuta 93’, që Wilson t’i mbyllte llogaritë e ndeshjes. Rezultati përfundimtar 2-0. Pas një serie dështimesh, traineri i Magpies Steve Bruce i gëzohet fitores së parë të këtij viti. Newcastle shkoi në 22 pikë në renditje, Everton mbeti në 33. Katër ndeshje të tjera planifikuar për të dielën janë: Chelsea-Burnley, Leicester-Leeds United, West-Ham-Liverpool dhe Brighton-Tottenham.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore