Sport

Premier League, vaksinim i detyruar për lojtarët


Lojtarët dhe anëtarët e stafeve të klubeve të Premier League në Angli duhet të vaksionohen me dy doza kundër Covid-19, në mënyrë që të parandalohet çdo urgjencë që mund të çojë në ndërprerjen e sezonit 2021/22.

Sipas “Goal”, vaksinimi i sportistëve dhe personave që kanë lidhje me sportin është pjesë e planit të qeverisë në Mbretërinë e Bashkuar që parashikon vaskinim të detyrueshëm kundër koronavirusit deri më 1 tetor, jo vetëm për lojtarët dhe stafet, por edhe për tifozët që duan t’i ndjekin ndeshjet në stadium.

Ata që nuk do të jenë të vaksinuar deri në atë datë nuk do të jenë në gjendje të dalin në terren. Për personat që kanë marrë vetëm një dozë, parashikohet një zgjatje dy javore.

Sezoni i ri në Premier League do të fillojë të premten më 13 gusht me sfidën hapëse mes Brentford-it dhe Arsenal-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore