Sport

Premier League/ Southampton-i i Brojas ndal City-n, Liverpool-i bën detyrën


Kanë përfunduar pesë sfida të së shtunës në Premier League angleze. Manchester City është ndalur në barazim pa gola me Southampton-in e Armando Brojas, Norwich-i i Milot Rashicës ka marrë humbjen e radhës.

Ndeshja e parë e ditës, ajo mes Wolverhampton-it dhe Brentford-it përfundoi me fitoren e miqëve në shifrat 0-2. Arsenal-i ka arritur të marrë një tre pikësh me shumë vlera në fushën e Burnley-t, pas fitores minimale 1-0.

Liverpool-i ka shënuar tre herë në përballjen me Crystal Palace, ndërsa e ka mbajtur portën të paprekur. Norwich-i ka humbur 1-3 përballë Watford-it.

Ndeshja e fundit e të shtunës në Premier League do të jetë ajo mes Aston Villa-s dhe Everton-it, e cila do të luhet duke filluar nga ora 18:30.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore