Sport

Premier League, një javë para fundit


Kanë mbetur edhe dy ndeshje, por edhe një javë na ndanë nga fundi i Premier League-s.

Në ditën kur përcaktohet fituesi i kupës FA, Premier League zhvillon tre ndeshje, që në realitet nuk vendosin shumë.

E vetmja ndeshje që mund të ndryshojë diçka, është ajo mes Brighton dhe West Ham.

Edhe pse duket e pamundur që çekanët të arrijnë kualifikimin në Champions, një fitore është shumë e rëndësishme për të mbajtur pozitën në Europa League.

Me Tottenham-in që ndjek nga pas, asgjë nuk është e sigurt për skuadrën e David Moyes.

Dunk, Lamptey, Maupay dhe March mungojnë të vendasit, kurse te West Ham, janë në dyshim Creswell dhe Rice.

Ndeshja që fillon në orën 20:55, do të vendosë shumëçka për Evropën.

Dy ndeshjet tjera, janë thjeshtë për statistike.

Burnley pret Leeds-in e mes tabelës.

Kurse, Southampton pret Fulham-in tani të rrëzuar nga kategoria.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore