Sport

Premier League, gjyqtarët mund t’i shpjegojnë episodet gjatë ndeshjeve


Federata Angleze e Futbollit po shqyrton mundësinë e përfshirjes së një modeli të ri në ndeshjet e Premier League, të ngjashëm me atë të NFL-së.

Gjyqtarët e ndeshjeve duhet të japin shpjegime të drejtpërdrejta për episodet e ndodhura gjatë lojës. Ky model pritet të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm.

Britanikja “The Telegraph” raporton se kjo metodë e re do të vlerësohet nëse procesi i vendimmarrjes mes gjyqtarëve dhe dhomës së VAR mund të jetë më i arritshëm për tifozët.

FIFA dhe Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB), organi që dikton rregullat globale të futbollit, u kanë rezistuar ndryshimeve këtë sezon, por ata kanë një grup pune për të shqyrtuar risitë e mundshme.

Gjithashtu, një opsion tjetër është që, në vend të transmetohet i gjithë dialogu i drejtpërdrejtë mes gjyqtarëve, gjyqtari kryesor të shkojë të një monitor anash fushës dhe të japë një shpjegim të shkurtër për vendimin e marrë.

Një tjetër ide është transmetimi i një audio me diskutimin mes gjyqtarit dhe VAR, potencialisht në pushimin mes pjesëve ose gjatë dhe pas ndeshjes.

Premier League është në djeni që tifozët, veçanërisht brenda stadiumeve, mund të jenë të pasigurtë se si janë marrë vendimet dhe si i shqyrton VAR, ndaj synimi është që të bëhen sqarime të drejtpërdrejta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore