Përballje

Premier League, fillon java e fundit e vitit


Premier League vazhdon sot me javën e 20-të të saj, me katër ndeshje që janë në program.

Në fakt, gjashtë ndeshje ishin në plan për ditën e sotme, por pandemia mendoi ndryshe.

Arsenal – Wolves dhe Leeds – Aston Villa janë ndeshjet të cilat janë shtyrë për shkak të rasteve të shumta me COVID-19.

Mirëpo, katër ndeshje do të luhen ashtu siç ishin planifikuar.

Sikur të dielën, edhe sot dita fillon në orën 16:00.

Ndeshjet në program për këtë orar, përfshijnë yje të kombëtareve kuqezi dhe dardanëve.

Armando Broja, së bashku me Southampton-in e tij, e presin në “St. Marry” Tottenham-in.

Skuadra e Ralph Hassenhutl, kërkon fitoren e dytë radhazi përballë një Tottenham-i në formë shumë të mirë.

Tottenham përkundër një tri pikëshi të mundshëm sot, do të mbetej në vendin e pestë, kurse Southampton mund të ngjitet deri në vendin e nëntë.

Milot Rashica me Norwich-in e tij, shkojnë në Londër, ku do të përballen me Crystal Palace.

Të dy skuadrat vijnë në këtë takim pas humbjeve të thella dhe kërkojnë ringjalljen.

Kanarinat kërkojnë pikët e para pas katër humbjeve – kurse Palace kërkon që të ngjitet ndër dhjetë të parat.

Në të njëjtin orar, luhet edhe ndeshja mes Watford dhe West Ham.

Dita mbyllet me takimin Leicester – Liverpool.

Pasi ndeshja e tyre me Leeds United u shty, të kuqt kthehen në aksion përballë Leicester, me synimin e vetëm fitoren.

Dhelprat në anën tjetër vijnë pas humbjes së thellë 6-3 që pësuan përballë Manchester City-t, dhe sot do të kërkojnë që të paktën të mos pësojnë aq shumë.

Ndeshja Leicester – Liverpool fillon në orën 21:00, dhe kështu mbyll ditën e martë në elitën e futbollit anglez.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore