Sport

Premier League/ Arsenal, Liverpool dhe Manchester City zbresin në fushë


Gjashtë ndeshje janë programuar për t’u luajtur ditën e shtunë në Premier League angleze. Mes skuadrave që do të zbresin në fushë janë Arsenal-i, Liverpool-i, Manchester City, Southampton-i i Armando Brojas, si dhe Norwich-i i Milot Rashicës, që është në kërkim të pikëve të para për këtë sezon.

Ndeshjet do të luhen për llogari të javës së pestë të Premier League. Javë e cila nisi ditën e premte me sfidën Newcastle – Leeds, e përfunduar në barazim 1-1.

Sfida e parë që do të luhet është ajo mes Wolverhampton-it dhe Brentford-it. Skuadrat do të ndeshen në “Molineux Stadium”, duke filluar nga ora 13:30.

Pas katër javëve të para, vendasit kanë vetëm tre pikë në renditje, ndërsa miqtë pesë pikë. Përballja e fundit mes tyre ishte në vitin 2018, kur Wolves-i ishte në Championsship, e përfunduar me shifrat 3-0 për vendasit.

Burnley do të presë Arsenal-in në “Turf Moor”, duke filluar nga ora 16:00. Të dy skuadrat e kanë nisur jo me këmbë të mbarë sezonin e ri.

Pas katër javëve të para, vendasit numërojnë një pikë, ndërsa miqë tre. Përballja e fundit mes tyre ishte në marsin e këtij viti, e përfundur në barazim 1-1.

Liverpool-i do të presë Crystal Palace-n në “Anfield”, duke filluar nga ora 16:00. 10 pikë në katër ndeshjet e para për skuadrën e Jurgen Klopp-it. Miqtë kanë pesë pikë, pas katër javëve të para.

Përballja e fundit mes dy skuadrave ishte në maj të këtij viti, e përfundur me shifrat 2-0 në favor të Liverpool-it.

Manchester City do të presë Southampton-in e Armando Brojas në “Etihad Stadium”, duke filluar nga ora 16:00.

City ka nëntë pikë pas katër javëve të para, ndërsa miqtë kanë tre pikë. Përballja e fundit mes tyre ishte mars të këtij viti, e përfunduar në shifrat 5-3 për City-n.

Norwich-i i Milot Rashicës do të presë Watford-in në “Carrow Road”, duke filluar nga ora 16:00. Pas katër javëve të para, Watford-i ka tre pikë, ndërsa Norwich-i është skuadra e vetme që nuk ka asnjë pikë.

Përballja e fundit mes dy skuadrave ishte në prill të këtij viti, kur ishin pjesë e Championship, e përfunduar me rezultatin 1-0 në favor të Watford-it.

Ndeshja e fundit e të shtunës në Premier League do të jetë ajo mes Aston Villa-s dhe Everton-it. Sfida do të luhet në “Villa Park”, duke filluar nga ora 18:30.

Pas katër javëve të para, Everton-i ka grumbulluar 10 pikë, ndërsa vendasit e Villa-s katër pikë. Ndeshja e fundit mes tyre ishte në maj të këtij viti, e përfundur në barazim 0-0.

Tre ndeshjet e mbetura në Premier League do të luhen ditën e diel: West Ham – Manchester United, Brighton – Leicester, Tottenham – Chelsea.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore