Teknologji

Prej 26 deri më 28 prill, organizohet në Prishtinë java e vajzave në teknologji


Me rastin e ditës ndërkombëtare të vajzave në teknologji, me iniciativën e Komunës së Prishtinës janë bashkuar 15 organizata që kontribuojnë në promovimin dhe fuqizimin e vajzave dhe grave në TIK çdo ditë.

Me iniciativën e nënkryetares së Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, po organizohet kampanja “#VAJZATNËTIK22”. Kampanjë kjo që për qëllim ka promovimin dhe fuqizimin e vajzave dhe grave në TIK. Do të organizohen aktiviteteve të përbashkëta në 3 ditë,

Këto aktivitete janë mbështetur nga Komuna e Prishtinës, EYE & ACCESS, ku aktivitetet kanë filluar në më 26 prill dhe do të mbarojnë në Kino Armata më 28 prill.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore