Sport

“Predha” e Valverde pushton rrjetin (VIDEO)


Federico Valverde po merr gjithnjë e më shumë vëmendjen në mediat sociale falë gjuajtjeve të tij të fuqishme në futboll.

Mesfushori i Real Madrid në fillim të kësaj jave teksa ishte duke luajtur me Kombëtaren e Uruguajit bëri bujë të madhe me gjuajtjet gjatë miqesores me Iranin.

Mirëpo në rrjet po qarkullon një video, ku Valverde lëshon një “predhë” në drejtim të portës së Perusë, gjatë një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës në fillim të këtij viti.

Në këtë rast, Valverde u ndal nga traversa, por gjuajtja e tij nga 30 metra ishte jashtëzakonisht e fuqishme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore