Real Madrid-i është kthyer te fitorja pas eliminimit në mesjavë nga Kupa e Mbretit nga Athletic Club.
Mbretërit në La Liga prisnin Granada-n në “Santiago Bernabeu”.
Për skuadrën e Carlo Ancelotti-t, kjo ndeshje ishte mundësi e artë që të rritet epërsia në krye në plus gjashtë pikë.
Ndryshe nga ç’pritej, kjo ndeshje doli të jetë shumë e vështirë për madrilenët.
Pa Vinicius dhe Benzema, Real Madrid e kishte të vështirë të gjente rrugën e rrjetës, edhe pse krijoi shumë raste në sulm.
Pjesa e parë u mbyll ashtu siç nisi, me rezultat 0-0.
Në pjesën e dytë, vazhdoi e njëjta gjë sikur në pjesën e parë, me Real Madrid-in që dominoi por nuk po gjente golin.
Kur u duk se Real-i po i drejtohej një rezultat negativ, në skenë u ngjit spanjolli Marco Asensio.
Me një predhë nga rreth 30 metra, Asesnio e la të shtangur portierin kundërshtar, për të shënuar golin që vlenë tre pikë për madrilenët.
Deri në fund nuk ndryshoi asgjë, dhe Real Madrid arriti tri pikë që i japin komoditet të madh karshi kundërshtarëve për titull të Sevilla-s.