Teknologji

Prapaskena e Microsoft Windows XP sot


Rreth 1 miliardë kompjuterë në botë njihen mirë me këtë foto, kjo është përdorur si “Wallpaper” prapaskenën në shumë PC, falë Microsoft Windows XP.

Fotoja u realizua në vitin 1988 në distriktin Sonoma të Kalifornisë në SHBA nga Charles O’Rear, në vitin 2000 Bill Gates bleu foton që pastaj gjeti integrim në historinë e kompanisë. Nuk dihet ende se sa ka paguar Gates për këtë foto të cilën e përdori si prapaskenën për Windows XP por çka dimë është se kjo foto është një ndër më të shikuarat në botën digjitale.

Ndërsa tani, ky vend ka ndryshuar në mënyrë drastike. Është e trishtueshme për të gjithë që shikojnë gjendjen aktuale të këtij vendi i cili në vitin 1988 kishte ngjyra mahnitëse. Tani barit të gjelbër ia kanë dhënë një ngjyrë kafe dhe barishte të tjera të zverdhura.

Reagimet kanë qenë të shumta në rrjete sociale ku shumë shprehen shqetësimin e tyre për këtë ambient dhe ngrohjen globale, po ashtu edhe kritikat për autoritetet lokale që nuk kanë treguar kujdesin e duhur për mirëmbajtjen e kësaj zone.

Nëse dëshironi të ndryshoni prapaskenën atëherë klikoni në menynë ‘Start’ ,’Settings’, ‘Personalization’. Pastaj hapet dritarja për editimin e prapaskenës. Fatkeqësisht prapaskena në fjalë nuk është më aktive.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore