Kosova

Pranoi letër edhe Kurti nga Macron, Scholz e Meloni – apo vetëm Vuçiç?


Albin Kurti,

Një letër ka ardhur në Beograd në orët e vona të së shtunës.

Ajo është e nënshkruar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz dhe kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni.

“Tre shtetarët evropianë i kanë shkruar presidentit të Serbisë para nisjes së tij në Bruksel, ku pritet të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti”, shkruajnë mediat serbe.

Fillimisht lajmi u bë publik nga Radio Televizioni i Serbisë.

“Presidenca ka pranuar një letër të nënshkruar nga presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrja italiane Giorgio Meloni”, u tha.

Çfarë shkruan në letër nuk është bërë publike akoma.

Në anën tjetër, nuk dihet nëse edhe në Kosovë ka mbërritur fleta e bardhë e nënshkruar nga tre liderët kryesorë evropianë.

Qeveria zyrtarisht s’ka dalë me ndonjë njoftim – ende – për një letër eventuale të ardhur disa orë para takimit më të rëndësishëm të Albin Kurtit në Bruksel.

Të hënën e 27 shkurtit Kurti pritet të pranojë edhe formalisht propozimin franko-gjerman.

Takimi pritet të jetë i gjatë dhe i vështirë kanë thënë diplomatët evropianë, por edhe konkret.

Ekskluzive: Koha ka përfunduar për Kurtin dhe Vuçiç’in – nënshkrim ose konflikt

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore