Lajme

Post-Maradona/avokati kundër Luque: “Ai bëri një krim”


Saga për vdekjen e Diego Armando Maradona është pasuruar me një kapitull të ri të rëndësishëm.

Manuel Dragani, avokati i Dalma dhe Gianinna, nuk ka dyshime: “Prokuroria po mbledh prova për ta akuzuar atë për falsifikim të një dokumenti privat, mosveprim dhe lëshim të paligjshëm”.

Pas audiove tronditëse midis Dr. Leopoldo Luque dhe psikiatres Agustina Cosachov, avokati i Dalma-s dhe Gianinna-s, Manuel Dragani, duket se nuk ka dyshime: “Krimet janë kryer”. Sipas avokatit, “Dr. Leopoldo Luque nuk do t’i ketë pasë përmbushur detyrat e tij” – përsëriti Dragani gjatë programit “PM” të transmetuar në kanalin “LN +”. Për më tepër, sipas tij, provat dokumentare të paraqitura në Prokurorin e Përgjithshëm të San Isidro, tregojnë se Luque falsifikoi nënshkrimin e Maradonës.

Sikur të mos mjaftonte kjo, ai nuk kishte respektuar “marrëveshjen” e bërë me ish-mjekun e Pibe de Oro (nofka e Maradona-s; Djali i Artë), Alfredo Cahe, i cili kishte rekomanduar shtrimin e përhershëm në spital. Ky i fundit, i cili u paraqit si dëshmitar në zyrën e prokurorit të San Isidro, përsëriti: “Vdekja e Diego Armando Maradona-s mund të ishte shmangur”, duke nënvizuar më pas se si Dr. Leopoldo Luque veproi gabimisht dhe në mënyrë jo të duhur.

Ndërkohë, për Dragani-n “Dr. Luque nuk arrestohet sepse avokati ka bërë një lirim nga dita e parë”. Pastaj ai vazhdon: “Prokuroria po mbledh prova dhe të gjitha informacionet e nevojshme për ta akuzuar atë për falsifikim të një dokumenti privat dhe mosveprim të paligjshëm”. Vepra e fundit është për heqjen e përkujdesit të kërkuar nga një pacient në gjendje kritike.

Për më tepër, ai nuk përjashtoi që me kalimin e ditëve dhe në përputhje me hetimet e prokurorisë dhe avokatëve të shtohen prova të tjera kundër mjekut. “Të shohim nëse prokuroria do të vendosë ose jo të heqë përjashtimin nga burgu dhe të urdhërojë arrestimin e Dr. Luque”, përfundon avokati Manuel Dragani, avokati i Dalma-s dhe Gianinna-s që heton vdekjen e Diego Armando Maradona.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore