Shqipëria

Posedonte armë dhe lëndë narkotike, shpallet në kërkim 33-vjeçari në Mat


Policia e Matit, të mërkurën e 13 tetorit në vijim të goditjes së aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje kanë shpallur në kërkim 33-vjeçarin që i posedonte.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Gj. D., kanë gjetur 1.1 kg lëndë narkotike canabis sattiva dhe një armë zjarri automatik.

Këtë të fundit 33-vjeçari e posedonte pa lejen e organeve kompetente. Ndërkohë policia e shpalli në kërkim dhe po punohet intensivisht për lokalizimin e vendndodhjes dhe kapjen e tij.

Ndërkaq materialet u sekuestruan dhe i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore