Stil

Pos si deputete, Duda Balje, shkëlqen edhe në rolin e prezantueses televizive


Popullaritetin e kishte fituar si deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës, por megjithatë, Duda Balje, ka zgjedhur të filloj edhe një rrugëtim të ri në jetën e saj.

Kësaj radhe, ajo do të jetë më pranë audiencës duke marr rolin e prezantueses së një emisioni sportiv, i cili do të transmetohet në televizionin “T7”.

E njohur për format e lakmueshme trupore e veshjet e veçanta me të cilat paraqitej në seancat e Kuvendit të Kosovës, me të njëjtin avaz, po vazhdon të shfaqet edhe në ekran.

Duda Balje – deputute dhe prezantuese televizive.

Dukja e kuruar deri në detaje, stil flokësh nga trendi i fundit si dhe një grim me plot glamur është paraqitja që, Duda, po ofron gjatë eksperiencës së saj televizive.

Madje, ajo është shumë e kujdesshme edhe me rrjetet sociale, duke publikuar fotografi në çdo paraqitje të sajën.

Duda Balje – deputute dhe prezantuese televizive.

E të shumta kanë qenë edhe komentet e ndjekësve të Baljes, teksa e kanë komplimentuar për dukjen, por edhe për prezantimin e denjët në gjuhën shqipe, duke marrë parasysh se moderatorja vjen nga minoriteti boshnjak i Kosovës.

Në rrugëtimin njëmujor të saj, Duda Balje, nuk do të jetë e vetme, pasi që bashkë me të në ekran në rolin e moderatorit është edhe analisti, Rron Gjinovci.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore