Portugalia dominon, por nuk gjen dot golin në pjesën e parë ndaj Çekisë

SHFLETO
Vitjon Nina
18.06.2024 21:51
Loading Icons...

Nuk ka mjaftuar mbajtja e topit në masën 73% për Portugalinë, që të gjejë rrugën e rrjetës kundër Republikës Çeke, në ndeshjen e parë në Euro 2024 për dy ekipet.

Cristiano Ronaldo dhe të tijët bënë gjithçka mirë në 45 minutat e para të ndeshjes. Megjithatë, një gol nuk e shënjoi lojën, ku kjo është edhe ndeshja e parë e kampionatit, pjesa e parë e të cilës mbyllet pa gola.

Portugezët tentuan me 46 sulme, nëntë goditje, dhe tetë goditje këndi, në çdo mënyrë, por nuk arritën të merrnin avantazhin.

Çekët nga ana tjetër duken të blinduar në mbrojtje dhe shumë solidë edhe në lojën pa top, ku janë të vendosur në mënyrë të shkëlqyer dhe nuk i kanë lejuar portugezët që të krijojnë raste shumë të rrezikshme drejt portës.

I ndëshkuar me karton të verdhë ndërkaq Rafael Leao për një hedhje qesharake në hyrje të zonës në kërkim të një faulli.

Gjyqtari italian Marco Guida gjithsesi nuk fal dhe i nxjerr të verdhin për simulim.

Gjithçka për t’u luajtur në pjesën e dytë të ndeshjes.