Lajme

Porti Antik i zhytur – një vend për të mos u humbur në Qipro


Dhimitri Besieger, një mbret luftëtar i fuqishëm dhe një nga pasardhësit e Aleksandrit të Madh, për të penguar një pushtim të mundshëm detar nga sundimtari i Egjiptit, Ptolemeu I, një tjetër trashëgimtar i Aleksandrit, ndërtoi portin në bregdetin jugor të Qipros 2 mijё e 400 vjet më parë.

Arkeologët francezë besojnё se porti antik i Amathus ka qenё njё fortifikatë ushtarake e papёrfunduar, tre kalatë e së cilës do të kishin akomoduar anijet luftarake më të mira të botës antike.

I shtrirë vetëm disa metra nën ujë, vetëm 200 metra larg vijës bregdetare pranë qytetit turistik të Limasolit, porti do të jetë së shpejti atraksioni më i ri turistik i Qipros. Pushuesit aventureske mund të zhyten tashmё pёr tё parё mbetjet e gurit nёn ujё.

Porti pёrbёn një drejtim tё ri për autoritetet e turizmit të Qipros, të cilët po shikojnë përtej rrezeve tё diellit dhe sportit tё surfizmit të kombit ishull mesdhetar lindor, për të arritur në tregjet e specializuara të turizmit.

Pandemia COVID-19 ka zvogëluar shumё tё ardhurat e turizmit tё ishullit, ekonomia e tё cilit mbështetet mё sё shumti nga ai sektor, kështu që autoritetet e Qipros po u drejtohen mundёsive tё tjera që ofron ishulli për t’u ofruar vizitorëve.

Drejtori i Departamentit të Antikave të Qipros, Yiannis Violaris, thotë se ajo që e bën portin unik për të gjithë Mesdheun lindor është gjendja e objekteve tё antikitetit, kombinuar me afërsinë e ishullit nё vijën bregdetare.

Ai thotë se atributet nё fjalё mund të rrisin numrin e pushuesve, mes rritjes globale tё interesit në turizmin e zhytjes.

Fakti që Qipro ka fituar vlerësime për ujërat më të pastra midis të gjitha kombeve të tjera të Bashkimit Evropian (BE) për vitin e dytë është gjithashtu një bonus i madh.

Ekipet e specializuara të zhytjes aktualisht po pastrojnë bimësinё e krijuar nё muret e tij dhe po shënojnë rrugët nënujore që notarët do të ndjekin në turneun e tyre.

Megjithatё, turizmi i zhytjes nuk është krejt i ri për ishullin.

Prej vitesh, zhytёsit janë dyndur në rrënojat e “MS Zenobia”, një traget i ndërtuar nga Suedia, i cili u fundos në rreth 140 metra ujë, rreth një milje larg qytetit bregdetar të Larnaka në vitin 1980.

Destinacioni është renditur si një nga më të mirat në botë për zhytësit.

Sektori i turizmit përbën rreth 13% të ekonomisë së Qipros.

Sipas shifrave më të fundit të disponueshme, mbërritjet midis janarit dhe shkurtit të këtij viti ranё nё 86% nga e njëjta periudhë në vitin 2019, kur Qipro arriti numrin mё tё lartё tё tё gjitha kohërave.

Zyrtarët e turizmit kishin shpresuar qё industria tё merrte veten këtë muaj, pasi Britania e Madhe (MB) dhe Rusia, dy tregjet kryesore të Qipros, kishin vendosur ishullin në listën e tyre “të gjelbër”, por tashmё shpresojnё qё gushti tё jetё muaji i kthesёs.

Shefi i Shoqatës së Hoteleve, Haris Loizides, tha në një konferencë industrie javën e kaluar se turizmi i vendit duhet tё pёrshtatet nё mёnyrё dramatike, qё tё mbijetojё dhe tё vazhdojё kontributin e tij nё shoqёri.

Ai propozoi një përqendrim më të madh në “tablonë e madhe” të asaj që Qipro ka për të ofruar, si kultura dhe kuzhina lokale, ndërkohë që synon tregjet përmes marketingut digjital.

“Pavarësisht arritjeve nga MB-ja dhe Rusia mё ka inkurajuar interesi digjital që pushuesit e mundshëm nga tregjet jo tradicionale si Franca dhe Gjermania po tregojnë Qipron”, tha Loizides.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore