Sport

Porsche konfirmon se nuk do të jetë pjesë e Formula 1 me Red Bull-in


Porsche ka konfirmuar zyrtarisht se diskutimet e saj me Red Bull për një përfshirje në botën e Formula 1 (F1) janë ndërprerë.

Megjithatë, prodhuesi i makinave tha se nuk e përjashton që në një të ardhme të bëhet pjesë e F1. Red Bull dhe prodhuesi i makinave kanë qenë në bisedime për muaj të tërë për bashkimin e forcave.

Prezantimi i rregulloreve të reja të motorit për sezonin 2026 ka nxitur tashmë një angazhim nga marka Audi, që është pjesë e grupit Volkswagen, ku bën pjesë edhe Porsche.

Në maj, CEO i atëhershëm i Grupit VW, Herbert Diess, tha se të dy prodhuesit “kishin vendosur të hynin në Formula 1”. Në atë kohë ai iu referua planeve të Porsche si “tashmë relativisht konkrete”, por Audi-t “jo aq shumë”.

Teksa, Audi konfirmoi se do të jetë pjesë e Formula 1, Porsche nuk ra dakord me Red Bull-in.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore