Lajme

Popov: Tensionet në veri i konvenojnë veç Vuçiç-it


Aleksander Popov

Drejtuesi i Qendrës për Rajonalizëm në Novi Sad, Aleksandër Popov, vlerësoi se autoritetet e Kosovës duhet të jenë të vëmendshme ndaj kërcënimeve të Listës Serbe, e cila, pas betimit të kryetarit të ri të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiç, njoftoi se nga 1 qershori do të mbrohen “me të gjitha mjetet”.

“Mendoj se Prishtina duhet të kujdeset për sundimin e ligjit, por ajo të mos nxisë ose të mos japë alibi për rritjen e tensioneve në veri të Kosovës – qoftë me shpronësimin që ka nxitur revoltën e serbëve të atjeshëm dhe as me ndonjë veprim tjetër”, tha Popov në një prononcim për “Radio Evropa e Lirë“.

“Palët duhet të përmbahen dhe të mos bëjnë veprime të njëanshme, sidomos të tilla që mund ta radikalizojnë situatën edhe më tej, sepse gjërat pastaj mund të shkojnë tepër larg”, paralajmëroi ai, ndërsa shtoi se palët po duan t’i shmangen zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit/Ohrit.

Në këtë drejtm, tensionet në veri të Kosovës, konsideroi Popov, i konvenojnë vetëm presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pushteti i të cilit, javëve të fundit, po përballet me protesta, për shkak të dy vrasjeve masive e të njëpasnjëshme që kanë ndodhur në Serbi në fillim të muajit.

“Vuçiç është tronditur mjaft në terrenin vendor me këto protestat që po ndodhin tash. Ai ka paralajmëruar edhe kundërtubim. Atij, madje, i konvenon që vëmendja të kthehet kah çështja e Kosovës, duke thënë ‘ja, ju tash po e dobësoni Serbinë dhe regjimin, ndërkaq në veri të Kosovës po rrezikohen të drejtat e serbëve’”, tha ai.

Situata politike në katër komunat e veriore të Kosovës është sfidë që shkon përtej parimeve kushtetuese e ligjore të Kosovës. Kryetartët e zgjedhur janë optimistë se kanë “kapacitet dhe kompetenca” për t’iu përgjigjur qytetarëve. Por, qeverisja në veri, përkundër fitores në zgjedhje do të jetë mjaft sfiduese.

Synime të mëdha në veri me udhëheqës me ‘u’ të vogël

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore