Lajme

Polonia synon të ketë forcat tokësore më të forta midis “evropianëve” të NATO-s


Polonia dëshiron të ndërtojë forcat tokësore më të forta midis vendeve evropiane.

Kështu deklaroi zëvendës kryeministri dhe ministri i Mbrojtjes Kombëtare i Polonisë Mariusz Blaszczak.

Lajmi u bë i ditur gjatë një interviste për të përjavshmen “Sieci”, një fragment i së cilës u publikua të dielën në portalin wpolityce.pl.

Në fragmentin e publikuar të intervistës, Blaszczak vuri në dukje se ushtria polake duhet të jetë aq e madhe dhe aq e fortë sa vetë ekzistenca e saj do të trembte një agresor të mundshëm.

“Sundimtarët e Kremlin-it nuk do të godasin të fortët. Kur shohin dobësi, ata sulmojnë. Në fund të fundit, nuk do të ketë një vend më të fortë në Evropë si në aspektin e artilerisë ashtu edhe në mjetet e blinduara. Ndër vendet evropiane të NATO-s, ne do të kemi forcat tokësore më të forta”, theksoi Blaschak.

Në bisedën, e cila do të shfaqet në edicionin e së hënës të “Sieci”, Blaszczak do të flasë gjithashtu për negociatat e prapaskenave me Gjermaninë për tanket që do të ndihmonin në plotësimin e boshllëkut të krijuar nga furnizimi me pajisje në Ukrainë, si dhe për blerjet e fundit të armëve në Korenë e Jugut.

Kujtojmë se këtë javë zëvendës ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë, Szymon Shynkowski, akuzoi Gjermaninë.

Kjo, për shkeljen e marrëveshjeve në lidhje me rimbushjen e stokut të armëve, të cilat Varshava i transferoi në Kiev për të kundërshtuar agresionin rus.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore