Lajme

Polonia regjistron 5.15 milionë kalime nga Ukraina që nga fillimi i luftës


5.15 milionë refugjatë ukrainas kanë hyrë në Poloni që nga pushtimi i Rusisë, sipas autoriteteve kufitare polake.

Zyrtarët kanë zbuluar po ashtu se afro 3.25 milionë ukrainas janë kthyer në vendin e tyre gjatë të njëjtës periudhë.

Polonia është një nga vendet fqinje të Ukrainës që ka pritur më së shumti refugjatë nga Ukraina, që nga fillimi i pushtimit të Rusisë.

Shifrat e fundit të ofruara nga agjencia e OKB-së për refugjatët tregojnë se më shumë se gjashtë milionë njerëz janë regjistruar si refugjatë në të gjithë Evropën që nga fillimi i luftës.

Aktualisht, Polonia pret më shumë se 1.2 milionë refugjatë ukrainas nga vendet evropiane, kurse gati pesë milionë janë regjistruar si të larguar nga Ukraina që nga fillimi i luftës.

Eurostat-i, më parë, ka zbuluar se në maj të këtij viti, midis shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, Polonia dha numrin më të madh të statuseve të mbrojtjes së përkohshme për ukrainasit që iknin nga vendi i tyre për shkak të luftës.

Të dhënat tregojnë se rreth 96 mijë e 85 ukrainas morën statusin e mbrojtjes së përkohshme në Poloni. Ndërkohë, Polonia u pasua nga Rumania me 20 mijë e 435 statuse mbrojtjeje dhe Bullgaria me 19 mijë e 860.

Në maj të këtij viti, referuar Eurostat-it, numri i qytetarëve ukrainas që morën mbrojtje të përkohshme u rrit në katër shtete anëtare.

Rritje të mëdha u regjistruan në Rumani dhe Danimarkë. Rumania dha 9 mijë e 575 dhe Danimarka 1 mijë e 40.

Këto dy vende u pasuan nga Bullgaria (-41,610) dhe Franca (-14,535).

Për më tepër, Komisioni Evropian ka njoftuar se rreth 185 mijë refugjatë ukrainas kishin filluar punën në Poloni sipas procedurave të thjeshtuara të mundësuara nga autoritetet polake.

Komisioni ka theksuar se ky ligj i veçantë e bën më të lehtë aksesin në punë për refugjatët ukrainas pasi i bën ata të kualifikuar për punësim edhe nëse nuk kanë leje pune.

Përmes lehtësirave, gjysma e refugjatëve gjetën punë në katër nga 16 provincat polake, të cilat janë Mazowieckie, Dolnośląskie, Wielkopolskie dhe Łódzkie.

Meqenëse shumica e refugjatëve janë gra dhe fëmijë, gratë përbëjnë shumicën e të punësuarve të rinj, rreth 135 mijë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore