Lajme

Poloni: Problemi i mbetjeve të importuara nga BE-ja


Problemi kryesor për shtetin e Polonisë janë mbetjet e importuara nga vendet e Evropës.

Mijëra tonë mbeturina hidhen në Poloni çdo vit, shumica prej tyre nga Gjermania. Por Polonia gjithashtu ka probleme me asgjësimin e mbeturinave dhe mjedisi i saj po vuan si rezultat.

Britania e Madhe, Italia dhe Austria janë midis vendeve që dërgojnë mbeturinat e tyre në Poloni. Por për sa i përket vëllimit, ato janë prapa Gjermanisë, e cila  e vetme përbën 70% të importeve polake të mbetjeve.

“Ne jemi depozita e mbeturinave të Evropës”, tha Piotr Barczak nga Zero Waste, një organizatë mjedisore polake.

Problemi i vetëm nuk është vetëm ndotja e mjedisit por edhe situatat që vijnë pas tij.

Mbeturinat e pariciklueshme transferohen brenda Bashkimit Evropian pa ndonjë kërkesë raportimi, që do të thotë se sasitë nuk regjistrohen.

“Ndërsa materiali i riciklueshëm mund të tregtohet lirisht brenda BE-së me një leje, palët e përfshira në biznesin e paligjshëm të mbetjeve dinë të mashtrojnë sistemin”, shpjegon Autoriteti i Inspektimit në Poloni.

Sipas rrjetit televiziv Deutche Welle, ky importim i mbeturinave gjen përkrahjen e të dyja palëve. Edhe pse shumica prej tyre janë ilegale, bizneset në Polandë kanë fitim e tyre./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore