Lajme

Poloni: Kërkohej prej 20 vitesh, vrasësi arrestohet për mosmbajtjen e maskës


Policia e Polonisë ka rënë në gjurmët e një vrasësi, i cili kërkohej prej 20 vitesh, ndërsa qarkullonte pa maskë.

Vrasësi ishte dënuar dhe qëndronte në arrati prej shumë kohësh.

Arrestimi i 45-vjeçarit, sipas policisë së Varshavës, ndodhi në një dyqan në verilindje të kryeqytetit polak.

“Personi u ndalua nga policia në rrethin Bielany, sepse ai nuk kishte maskë”, i tha Agjencisë Franceze të Lajmeve (AFP) nën-inspektorja Elwira Kozlowska.

Vrasësi është transportuar në një burg, ku do të vuajë dënimin me 25 vjet për vrasje.

Nga autoritetet polake nuk u ofruan detaje të mëtejshme.

Maskat e fytyrës janë të detyrueshme në të gjitha dyqanet në Poloni sipas kufizimeve më të fundit anti-COVID.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore