Sipas njohësit të çështjeve politike, Ognjen Gogiç, Veriu i Kosovës de fakto është një “zonë gri”, ku rrjedhimisht as Kosova e as Serbia nuk ka arritur të shtrijë pushtetin në tërësi.
“Zona Gri” apo “grey zone” në terminologjinë e marrëdhënieve ndërkombëtare, përkufizohet si një territor ku dy shtete ndeshen për interesat e tyre kombëtare apo edhe vendin të cilën një shtet e përdor për të “ngacmuar” shtetin tjetër.
Në shpjegimin e tij se pse ai e sheh Veriun e Kosovës si zonë gri, politologu serb nënvizon faktin se sipas tij në këtë pjesë të vendit ekzistojnë dy sisteme normative dhe administrative, pra ajo kosovare dhe serbe, ku asnjëri prej sistemeve nuk gjenë hapësir për t’u zbatuar nuk është zbatuar plotësisht.
Dhe mu për këtë arsye, Gogiç, thotë se në këtë pjesë të vendit favorizohet zhvillimi i aktiviteteve kriminale.
Gogiç beson se narrativa aktuale e zyrtarëve kosovarë mbështetet në një imazh stereotip të Veriut si vatër i krimit, si dhe në faktin se SHBA-të kanë vendosur sanksione ndaj nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiç.
“Kjo i mundëson Kosovës t’i atribuojë legjitimitet veprimeve të saj. Prishtina bënë rrëmujë kur përpiqet të arsyetojë masat e saj reciproke. Çështja e targave dhe kartave të identitetit të Serbisë nuk mund të barazohet me luftën kundër krimit”, ka thënë Gogiç për të përditshmen serbe Danas.
Sipas tij “lufta kundër krimit është diçka që duhet përkrahur në Veri të Kosovës dhe kudo tjetër”, megjithatë shtonë ai “është e rëndësishme që kjo histori të mos politizohet dhe të veçohet nga çështje të tjera si masat e reciprocitetit”
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Miftaraj: Njohja e pasaportave ilegale serbe – dështim kolosal i diplomacisë së Kosovës
-
PD gati të çojë në Kuvend amendamenetet për mbështetjen e SPAK, Basha thotë se korrupsioni është problemi më i madh
-
Mujanoviç: Kushtëzimi i KiE-së me Asociacionin është standard që Kosova s’mund ta zbatojë
-
Projektligji për shëndetin riprodhues – Njihen nënat surrogato dhe lejimi i abortit mbi 16 vjeç
Lajmet kryesore
-
Rama i përgjigjet sërish Rai-t: Mos bini pre e gabimit të parë, mbylleni këtë faqe jo të lavdishme
-
Projektligji për shëndetin riprodhues – Njihen nënat surrogato dhe lejimi i abortit mbi 16 vjeç
-
Senati amerikan miraton projektligjin që mund të ndalojë TikTok-un
-
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut u drejtohen kutive të votimit – nuk raportohet për asnjë parregullsi në procesin zgjedhor