Libra

“Politikë dhe letërsi, Paradigma Gramsci” nga Arshi Pipa në 101 vjetorin e lindjes


“Politikë dhe letërsi, Paradigma Gramsci”, titullohet libri që prezanton studimet e shkrimtarit shqiptar, Arshi Pipa, për filozofin marksist Antonio Gramsci.

Kjo vepër e Pipës vjen në 101 vjetorin e lindjes së tij, e mundësuar nga Qendra Kombëtare e librit.

Në eventin që u mbajt në Muzeun Kombëtar në Tiranë, studiuesit e pranishëm, folën jo vetëm për këtë studim të Pipës, por për rëndësinë e tij në mendimin shqiptar.

Ata përmendën rëndësinë e thellimit në veprën e tij, dhe se “Pipa duhet të jetë pjesë e kurrikulës në shkolla”, siç theksoi letrari, Ermir Nika.

Në anën tjetër, për studiuesin Behar Gjoka, Pipa është institucion kritike më vete. Ashpërsinë e kritikës së tij e kishte provuar edhe vetë Ismail Kadare.

“Një konformist që ka pranuar botëkuptimin Stalinist”, ishte përkufizimi i Pipës për Kadarenë.

Këtij të fundit, iu deshën 20 vite për t’i kthyer një përgjigje kritikës së tij.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore