Politika e privatësisë

Përditësuar më 15 janar 2021

Politika e privatësisë shpjegon si i mbledhim, përdorim apo transferojmë tëdhënat tuaja personale kur ju përdorni shërbimet që ofrojmë; dhe të drejtat tua janë këtë rrafsh. Referenca “të dhëna personale” përdoret si pas përcaktimit të legjislacionit në fuqi të Republikës së Shqipërisë.

    1. Tipat e të dhënave që ne mbledhim

  • 1.1 Kur përdorni shërbimet tona, ne shfrytëzojmë cookies ose teknologji të ngjashme për të mbledhur të dhëna, përfshirë: adresën tuaj të internetit, të dhëna për gjeolokacionin tuaj, informacioni se si ndërveproni me shërbimet tona, përmbajtjen e historisë tuaj të internetit për vizitat tuaja në faqet tona, detaje të pajisjeve tuaja teknologjike.
  • 1.2 Kur ju shkruani publikisht në rrjete sociale lidhur me ne, atëherë ne mund t’ imbledhim të dhënat publike lidhur me ato shkrime.
  • 1.3 Ne nuk mbledhim kategori të veçanta të të dhënave tuaja personale, si ato për kombësinë, religjionin, bindjet politike, shëndetin apo orientimin seksual, përveç nëse ju vendosni që t’indani ato të dhëna me ne.

    2. Siguria e të dhënave tuaja personale

  • 2.1 Ne përdorim teknologjinë më të fundit dhe teknikat më tëavancuara për t’i kontrolluar dhe mbrojtur të dhënat tuaja nga qasja e pa autorizuar, humbja aksidentale, dëmtimi apo shkatërrimi.

    3. Sa gjatë i mbajmë të dhënat tuaja?

  • 3.1 Të dhënat tuaja ruhen në severët tanë për aq sa është e nevojshme që t’iu ofrojmë shërbimin më të mirë të mundshëm. Në momentin që të dhënat tuaja nuk janë të nevojshme ne i fshijmë ato, ose i kthejmë të të dhëna anonime, duke hequr të gjithë shënjuesit me të cilët identifikoheni ju si individ.
  • 3.2 Nëse ne kemi kërkuar lejen tuaj për përpunimin e të dhënave tuaja dhe nuk kemi bazë ligjore për të ecur përpara me atë proces, apo ju vendosni që ta tërhiqnil ejen tuaj, ne i fshijmë të dhënat tuaja.

    4. Të drejtat tuaja lidhur me të dhënat personale

    • 4.1 Ju keni një numër të drejtash lidhur me të dhënat personale që ne ruajmë për ju, për përmbushjen e të cilave ju mund të na kontaktoni:
    • Ju keni të drejtën që të pranoni një kopje të tëdhënave tuaja personale që në ruajmë
    • Ju keni të drejtë që t’i korrigjoni ato tëdhëna personale
    • Ju keni të drejtë që të kërkoni nga ne t’i fshijmë të dhënat personale apo ta kufizojmë mënyrën e përdorimit të tyre
    • Në pikat ku keni dhënë pëlqimin për përdorimin e të dhënave tuaja personale, keni të drejtë ta tërhiqni atë pëlqim

    5. Juridiksioni dhe legjislacioni në fuqi

  • 5.1 Politika e Privatësisë është ndërtuar në përputhje të plotë dhe i nënshtrohet Ligjit nr. 9887 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Republikës së Shqipërisë. Ne i trajtojmë të dhënat tuaja personale në përputhje me ligjin, përfshirë detyrimin që t’iu njoftojmë për të dhënat që mbledhim për ju, mënyrën si i përdorim ato dhe garantojmë të drejtat tuaja lidhur me këtë çështje.
  • 5.2 Çfarëdo veprimi ligjor që lidhet me Politikën e Privatësisë zgjidhet pranë organit gjyqësor kompentent, Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

    6. Ndryshimet tek Politika e Privatësisë

  • 6.1 Nëse vendosim të bëjmë ndryshime tek Politika e Privatësisë, ato ndryshime do të prezantohen këtu. Për aq sa e kërkon ligji, ne do ta marrim lejen tuaj, apo do t’iu ofrojmë mundësinë që të mos i pranoni format e reja të përdorimit të të dhënave tuaja personale.

    Për çfarëdo shkelje të të drejtave të autorit drejtohuni në:

    Adresa

  • Albanian Post Sh.P.K
  • Sheshi Italia, Stadiumi “Air Albania”
  • 1001, Tiranë