Lajme

Politikani kanadez del në Zoom i zhveshur


Një politikan kanadez ka kërkuar falje pasi është shfaqur i zhveshur në një telefonatë me kolegë.

“Ky ishte një gabim për të ardhur keq”, tha William Amos në një deklaratë të mërkurën e 14 prillit. Ky i fundit përfaqëson rrethin e Quebec-ut në Pontiac.

“Kamera e videos sime u hap aksidentalisht ndërsa po ndryshoja rrobat e mia të punës pasi do shkoja për vrap”, tha ai.

https://twitter.com/ChrisGNardi/status/1382454912785735682

Një pamje në ekran e incidentit e postuar në mediat sociale tregon Amos-in që mban një celular mbi pjesët e tij private.

Anëtari liberal i parlamentit u kap duke qëndruar prapa një karrige, pranë një tavoline, midis flamujve të Quebec-ut dhe Kanadasë.

Amos tha se ishte “në siklet” nga incidenti, të cilin ai e përshkroi si një “gabim të ndershëm” që “nuk do të ndodhë më”.

“Unë sinqerisht u kërkoj falje kolegëve të mi në Dhomën e Komunave për këtë shpërqendrim të paqëllimtë”, tha ai në deklaratën e tij, më vonë duke postuar në Twitter një ndjesë të ngjashme.

Një anëtar i partisë së Kanadasë Bloc Québécois, Claude DeBellefeuille, tha pas thirrjes së konferencës se mund të jetë “e nevojshme të kujtojmë anëtarët, veçanërisht ata meshkuj, se një kravatë dhe një xhaketë janë të detyrueshme”.

“Ne kemi parë që anëtari është në formë të shkëlqyeshme fizike, por mendoj se anëtarët duhet të kujtohen që të jenë të kujdesshëm dhe të kontrollojnë kamerën”, tha ajo në frëngjisht, sipas CTV News.

Përshtatur për BBC nga Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore