Bota

Politikanët pro-Pekinit të Hong Kongut, vaksinohen para banorëve të qytetit


Një grup prej më shumë se 200 politikanësh pro-Pekinit në Hong Kong, kanë vendosur të vaksinohen, të premten, kundër Covid-19, në Kinën kontinentale. Kjo do të ndodhë përpara popullsisë së qytetit, në mënyrë që të marrin pjesë në ngjarjen kryesore të partisë Komuniste Kineze këtë vit.

Biznesmenët, ligjvënësit dhe profesionistë të tjerë përfaqësojnë Hong Kongun në disa prej organeve më të rëndësishme legjislative të Kinës kontinentale. Këto përfshijnë Konferencën Konsultative Politike të Popullit Kinez, një organ këshillimor politik dhe Kongresin Kombëtar të Popullit.

Anëtarët e grupit ishin aq të vendosur për t’u vaksinuar, sa kërkuan të sillnin në Kinë dhe familjet e tyre.

Qeveria e Hong Kongut ka rënë dakord të përdorë një vaksinë të prodhuar nga Sinovac Biotech, një kompani farmaceutike kineze. Por planet për të filluar shpërndarjen në janar, u vonuan, pasi autoritetet kërkuan më shumë të dhëna për provat e fazës së vonë.

Sinovac është kritikuar si jo mjaft transparent përsa i përket efikasitetit për vaksinën e tij. Efikasiteti është 91.3%efektive në provat e saj në Turqi dhe 65 % efektive në Indonezi.

Hong Kongu, ka deklaruar mosbesimin e tij ndaj vaksinave të prodhuara në Kinë.

Analistët thanë se masa për të vaksinuar politikanët kishte pjesërisht për të siguruar banorët.

“Qeveria kineze dhe qeveria e Hong Kongut do të donin të rrisnin besimin e publikut lokal”.

Hong Kong pritet të fillojë vaksinimet në mes të shkurtit, duke përdorur një vaksinë të prodhuar nga BioNTech / Pfizer. Qeveria, gjithashtu do të hyjë në një marrëveshje me Oxford / AstraZeneca për vaksinën e tij.

Kina kontinentale po lufton me një shpërthim të ri në provincën veriore të Hebei, pranë Pekinit, e cila ka shkaktuar bllokime në kryeqytet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore