Lajme

Politico: Tensionet etnike ndizen sërish në veri të Kosovës


Kompania mediatike “Politico” ka pasur të dielën e 6 nëntorit në theks protestën e serbëve të Kosovës dhe zhvillimet e fundit në Veri.

“Të veshur me kostume mesjetare, një kor këndon himnin kombëtar të Serbisë në një protestë të organizuar në qendrën administrative të veriut me shumicë serbe të Kosovës ndërsa tensionet intensifikohen midis serbëve etnikë dhe shumicës shqiptare në vend”.

Kështu e nis raportimin e saj, selia evropiane e “Politico-s”, duke iu referuar qindra demonstruesve të cilët u mblodhën të dielën në rrugën kryesore në Mitrovicën e Veriut.

Këta, rreth një podiumi të ngritur gjatë së cilës u luajtën këngë nacionaliste serbe dhe u shpallën fjalime.

“Kostumet e veshura nga kori i referohen mbretërisë mesjetare serbe, një kohë në histori kur Serbia kishte kontroll më të madh mbi Kosovën dhe shpesh është një burim simbolizmi për ata që duan të tregojnë besnikërinë e tyre ndaj Beogradit”, shton në përshkrimin e saj Politico.

Shkak për këtë, u bë dorëheqja e parë kolektive të serbëve të Kosovës nga institucionet e vendit që nga viti 2013.

Kohë kur filloi integrimi i ngadalshëm i komunitetit etnik serb si rezultat i dialogut të vazhdueshëm të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Serbët u tërhoqën nga parlamenti, gjyqësori dhe policia me një goditje të shtunën.

Çështja e targave ka qenë një burim debatesh për më shumë se një vit, me serbët vendas që preferojnë të përdorin targa të lëshuara nga Beogradi që janë të paligjshme në Kosovë.

Një pjesë e vogël e makinave që kishin kaluar në targa të reja janë djegur javët e fundit, një vazhdimësi e ndezjeve të dëshmuara për herë të fundit gjatë verës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore