Kosova

Policia shpërthen një mjet në Fushë-Kosovë


Një mjet shpërthyes është gjetur në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë-Kosovë të mërkurën paradite.

Lajmin e ka konfirmuar për Albanian Post, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Por sipas saj, nuk ka pasur persona të lënduar pasi që mjeti është shpërthyer nga zyrtarët kompetentë.

“Rreth orës 11:00, në rrugën Nëna Terezë në Fushë Kosovë, është gjet një mjet i dyshuar shpërthyes. I njëjti në mënyrë të kontrolluar është shpërthyer nga njësitet kompetente”, shtoi ajo.

“Me rastin i cili është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, po merren njësitet nga stacioni i Fushë Kosovës”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore