Lajme

Policia publikon pamjet, ku afro-amerikani qëllohet 60 herë nga oficerët


Policia amerikane ka publikuar videon e një operacioni në Akron të Ohajos, e cila përfundoi me qëllimin për vdekje të një afro-amerikani, i goditur më shumë se 60 herë nga oficerët në ndjekje.

Policia beson se Jayland Walker, 25 vjeç, hapi zjarr i pari dhe se oficerët kishin frikë për jetën e tyre.

Walker nuk ishte i armatosur kur u largua nga makina e tij, por policia thotë se një pistoletë u gjet më vonë brenda saj.

Kryebashkiaku i Akronit u kërkoi banorëve vendas të tregonin durim, ndërsa nisën protestat.

Prokurori i Përgjithshëm i Shtetit, Dave Yost, premtoi një “hetim të plotë, të drejtë dhe me ekspertë” nga Byroja e Hetimit Kriminal të Ohajos.

Ndërsa policia e Akronit po zhvillon një hetim të brendshëm të veçantë nëse oficerët kanë shkelur rregullat apo politikat e departamentit.

Një avokat i familjes së Walker tha se oficerët kishin vazhduar të qëllonin edhe pasi ai ishte në tokë.

Etapat

Makina e Jayland Walker u ndal të hënën e 27 qershorit në orën 00:30 për një kontroll rutinë të trafikut.

Një e shtënë u dëgjua nga makina.

Kamerat e trupit të policisë tregojnë një person me maskë, duke dalë nga makina dhe vrapuar drejt një parkingu, i ndjekur nga oficerët për rreth 10 sekonda para se të hapin zjarr.

“Një oficer u përpoq fillimisht të përdorte një armë trullosëse, por kjo ishte e pasuksesshme”, thotë policia.

Shefi i policisë tha se një foto e palëvizshme dukej se tregonte Walkerin “duke zbritur” dhe një tjetër dukej se po kthehej drejt një oficeri.

Një imazh i tretë fotografik “kap një lëvizje përpara të krahut të tij”, tha ai.

Demonstruesit marshuan paqësisht nëpër Akron dhe u mblodhën përpara qendrës së drejtësisë së qytetit pas publikimit të videos.

Avokati i familjes Bobby DiCello tha se policia kishte qëlluar mbi Walker, edhe kur ai ishte në tokë dhe e kishte vënë në pranga përpara se të përpiqej t’i jepte ndihmën e parë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore