Lajme

Policia nis hetimet për grafitet në veri


Foto: Radio Evropa e Lirë.

“Mos u brengoseni këtu jemi”, “Brigada e Veriut”, “Mos u brengosuni ju presim”, ishin vetëm disa nga grafitet me mbishkrime të shkruar mes natës së 17 dhe 18 gushtit në Mitrovicën e Veriut.

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur përmes raportit 24 orësh se për këtë rast është njoftuar prokurori kujdestar, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Nga policia është sqaruar se grafitet janë shkruar nga persona të panjohur, kurse rasti është iniciuar si “Nxitje e urrejtjes dhe mosdurimit”.

Këto grafita u shkruan gjatë takimit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Alekasandar Vuçiç, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian.

Takimi ne Bruksel, foto nga Albanian Post

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, zhvilloi takime të ndara me dy liderët.

Edhe pse takimi trepalësh fokusimin kishte në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, një gjë e tillë nuk u arrit.

“Takimi i sotëm nuk ishte takim normal. Nuk ishte takim i rregullt”, deklaroi Borell pas përfundimit të takimit me dy liderët.

Takimi i 18 gushtit shënon herën e tretë që Kurti dhe Vuçiç u takuan në Bruksel.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore