Lajme

Policia mbyll disa rrugë të mërkurën me rastin e vizitës së Gjukanoviçit në Kosovë


Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës, do të bëjë ndërprerje të përkohshëm të qarkullimit të trafikut të disa segmenteve rrugore dhe në lokacione të caktuara ku parashihen të realizohen aktivitete zyrtare, me rastin e vizitës së presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç.

Këtë PK-ja e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’.

“Përgjatë kësaj vizite Policia e Kosovës do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit dy ditor të delegacionit shtetëror në Kosovë”.

Tutje, sqarohet se policia do të merret edhe me orientimin e rrugëve të cilat nuk janë të bllokuara.

“Njëkohësisht për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në rrugë alternative në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”.

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të mërkurën e 18 majit do pres për vizitë zyrtare presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç.

Këtë e ka bërë të ditur Presidenca përmes njoftimit për media.

Presidenca ka bërë të ditur se Gjukanoviç do të pritet me nderimet më të larta shtetërore në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.

“Pas ceremonisë së pritjes, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu zhvillon takim me Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanović, si dhe në fund të takimit presidentja Osmani dhe presidenti Gjukanoviq mbajnë konferencë për media”, thuhet në njoftim.

Tutje është bërë e ditur se Gjukanoviç do të vizitojë Kosovën me ftesë të presidentes, Vjosa Osmani.

Ndërsa, takimi do të mbahet në orën 10:00.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore