Lajme

Policia Kufitare e Kosovës ndalon dy persona me teste false të COVID-19


Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar dy persona në pikën kufitare të Hanit të Elezit, të cilët kanë tentuar të kalojnë kufirin me teste të COVID-19 të falsifikuar.

Gjatë kontrollit të dokumenteve Policia ka pasur dyshime të bazuara se testet janë false.

“Zyrtarë policorë, në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Elezit më 09.09.2021 rreth orës 09:10, gjatë kontrollimit të dokumentacionit përkatës përfshirë edhe dokumentacionin që kërkohet bazuar në vendimin e fundit të institucioneve të vendit për parandalim të përhapjes së pandemisë, pas dyshimeve të bazuara për falsifikim dokumenti, kanë ndaluar dy meshkuj kosovarë për kontrollim më të detajuar të dokumentacionit”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Dy të dyshuarit, E.F viti i lindjes 2003 dhe A.A viti i lindjes po ashtu 2003, kanë paraqitur testet e RT-PCR Test Sars-CoV-2 të lëshuara nga QKMF në Gjakovë.

“Zyrtarët policorë kanë kontaktuar me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF)-Gjakovë, nga ku është konfirmuar se dokumentet e prezantuara nuk janë të evidentuar si dokumente të lëshuara në QKMF -Gjakovë”.

Kurse me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar.

“Bazuar në rekomandimin e tij, ndaj të dyshuarve iniciohet rasti nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘legalizim i përmbajtjes së pa vërtetë’. Dokumentet janë konfiskuar nga ana e policisë”, thuhet tutje në njoftim.

Testi i falsifikuar për COVID-19
Testi i falsifikuar për COVID-19

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore