Sport

Policia i merr në pyetje zyrtarët e Kombëtares për rastin Muric-Zhegrova


Policia e Kosovës i ka marrë në pyetje menagjerin e Kombëtares së Kosovës dhe disa persona kompetent të hotelit, ku ishin vendosur lojtarët e kombëtares, në lidhje me raportimet e fundit në media për një përleshje eventuale në mes portierit Arijanet Muric dhe mesfushorit Edon Zhegrova.

Pas marrjes në pyetje, zëdhënësja e policisë së Kosovës, Florie Ahmeti, tha për Albanian Post se policia nuk ka gjetur ndonjë provë lidhur me këtë rast.

“Pas raportimeve të mediave, Policia e Kosovës ka kontaktuar personat kompetent të hotelit si dhe menaxherin e përfaqësueses dhe ka rezultuar se nuk ka pas elemnte për inicim të ndonjë rasti” konfirmon Florie Ahmeti për Albanian Post.

Të martën, Federata e Futbollit të Kosovës, përmes një njoftimi në faqen zyrtare, bëri të ditur që portieri Arijanet Muric është përjashtuar për arsye disiplinore nga kampi stërvitor.

Gjatë ditës së martë u raportua nga mediat, se arsyeja e përjashtimit të gardianit të portës së Dardanëve, ishte përleshja me Edon Zhegrovën.

Por këtë gjë e kishte mohuar kategorikisht Edoni, madje duke thënë se Aron e ka shokun më të mirë në skuadër.

Gjithashtu u përfol se arsyeja e përjashtimit të 22-vjeçarit nga grumbullimi i Kombëtares, ishte sepse ai shkoi i dehur në stërvitje, mirpo ndonjë konfirmim zyrtarë ende nuk ka.

Pra Aro Muric, do t’i mungojë Drdanëve në tri ndeshjet e radhës që do t’i zhvilloj Kombëtarja e Kosovës, të mërkuren në miqësoren kundër Lituanisë, dhe dy ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës, kundër Suedisë më 28 mars në Prishtinë, dhe më pas më 31 mars në udhëtim përballë Spanjës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore