Shqipëria

Policia e Tiranës shoqëron 8 tifozë holandezë – u konfliktuan me një shqiptar


Policia e Tiranës ka bërë me dije se te kafe “Europa” disa shtetas holandez (tifozë), në gjendje të dehur janë konfliktuar me shtetasin shqiptar A. G., 45 vjeç.

Sipas Policisë gjatë konfliktit fizik është dëmtuar 45-vjeçari. Ky i fundit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar tetë shtetasit holandezë. Këta të fundit kanë mbërritur në vendin tonë për finalen e Conference League, Roma- Feyenoord, e cila do të luhet në stadiumin “Air Albania”.

Ndçrsa grupi hetimor po punon sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore