Shqipëria

Policia e Shtetit nis trajnimin për zgjedhjet e 25 prillit


Policia e Shtetit ka nisur trajnimin e efektivëve që do të angazhohen në monitorimin e procesit zgjedhor më 25 prill.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka paraqitur programin e trajnimit me të gjitha detyrat për uniformat blu. Gjatë prezantimit të programit, morën pjesë edhe e kreu i OSBE-së në Tiranë, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve dhe zv/Prokurorit i Përgjithshëm.

Kreu i policisë u shpreh se efektivët do të angazhohen për sigurimin e një mjedisi të sigurt dhe të qetë para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor. Ai gjithashtu ka kërkuar bashkëpunim me autoritetet përgjegjëse.

Ndërkohë Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, tha se policia duhet të tregohet e paanshme dhe profesionale në detyrën e saj./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore