Lajme

Policia e Kosovës sekuestron armë dhe municion në Mitrovicë


Foto: Policia e Kosovës

Policia e Kosovës përmes një njoftimi lajmëroi se në një aksion policor në Mitrovicë ka sekustruar armë të tipit Kallashnikov dhe municione

“Më datën 30 janar 2022, policia ka pranuar informatën për vendndodhjen e një lokacioni për armë. Në kuadër të veprimeve operative rreth orës 14:44, Policia në Mitrovicë ka shkruar dhe ka kontrolluar vendin e ngjarjes ku dyshohej se ka armë, ku dhe kanë arritur të gjejnë një armë dhe sasi të ndryshme të municionit”, shkruhet në njoftimin e Policisë.

Foto: Policia e Kosovës

Në cilësinë e provave materiale policia ka konfiskuar AK-47, dy karikatorë të zbrazët, 20 fishekë të AK-47, 2 fishekë pushke të gjuetisë, një set për pastrim të armës, 2 granata dhe dy detonator.

“I dyshuari tashme i njohur për policinë nuk është gjetur në shtëpi, ku sipas informatave i dyshuari në fjalë është jashtë vendi. Me urdhër të prokurorit ndaj tije është iniciuar rasti ‘Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar i armës’””, përfundon njoftimi i Policisë së Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore