Lajme

Policia e Kosovës ndalon kontrabandimin e 800 kg duhan të papërpunuar


Foto: Policia e Kosovës, 800 kg duhan të papërpunuar.

Njësia policore e Task Forcës, gjatë patrullimit të premten ka arritur të ndaloj një furgon i cili dyshohej se transportonte mall të kontrabanduar (duhan të papërpunuar).

Këtë e ka bërë të ditur policia e Kosovës, përmes njoftimi për media, duke thënë se furgoni kishte shfrytëzuar rrugët malore nga fshati Tanushë-Maqedoni e Veriut, kështu duke kaluar përmes fshatit Mjak, ishte nisur në drejtim të Vitisë.

“Njësia policore e Task Forcës, Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Lindje,  gjatë patrullimit, vëzhgimit dhe pritave të befasishme, ka arritur ta vërejë, ta përcjellë dhe ta ndalojë një kombi (furgon), i cili duke shfrytëzuar rrugët malore nga fshati Tanushë-Maqedoni e Veriut, duke kaluar përmes fshatit Mjak, ishte nisur në drejtim të Vitisë”.

“Kështu, sot më datë 03.06.2022, rreth orës 10:00 edhe përkundër tentativës për të t’iu shmangur patrullës policore, automjeti është ndaluar në fshatin Ramjan të Vitisë”, thuhet në njoftim.

Foto: Policia e Kosovës, 800 kg duhan të papërpunuar.

Tutje, është sqaruar se gjatë kontrollit të automjeti transportues është hasur në rreth 36 paketime duhan të papërpunuar.

“Automjeti i ndaluar, me targa vendore dhe i drejtuar nga: S.I., (viti i lindjes 1979, mashkull kosovar) ishte duke bërë transport të mallit që dyshohet të jetë i kontrabanduar. Gjatë kontrollit të automjetit transportues është hasur në rreth 800 kg. (36 paketime) duhan të papërpunuar”.

Ndër të tjera, rasti është duke u trajtuar nga zyrtarët policorë dhe në koordinim me prokurorin kujdestar.

Gjithashtu, automjeti me mallin e ngarkuar është thënë se do të dorëzohet në terminalin doganor tek Dogana e Kosovës.

Rasti është duke u trajtuar nga zyrtarë policorë dhe në koordinim me prokurorin kujdestar. Automjeti me e ngarkuar do të dorëzohet në terminalin doganor tek Dogana e Kosovës”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore